E Xhumaja e parë për besimtarët, pamjet brenda “Xhamisë së Namazgjasë”

Pritja e gjatë e besimtarëve myslimanë për “Xhaminë e Namazgjasë” në Tiranë mori fund ditën e djeshme me inaugurimin e saj, ndërsa sot shënohet e Xhumaja e parë në këtë xhami.

Nga ambientet e brendshme të xhamisë, gazetarja Ermelinda Hoxhaj ka raportuar për Klan News se sot, në Xhumanë e parë të Namazgjasë, që në orët e parë të mëngjesit ka patur besimtarë të shumtë që kanë kryer ritet e tyre, por edhe turistë të huaj që vizitojnë kryeqytetin.

Për sa i përket funksionimit të xhamisë, gazetarja Hoxhaj ka zbuluar se do të funksionojë në formën e një fondacioni.

Ermelinda Hoxhaj: Xhamia e Namazgjasë do të funksionojë në formën e një fondacioni, ku kryetari i bordit është imami i Tiranës, zoti Gazmet Teqja. Pjesë e këtij bordi do të ketë edhe anëtarë të komunitetit mysliman të Turqisë.

Duke qenë e premtja e parë e faljes në këtë xhami pritet të ketë pjesëmarrje të lartë.

Ermelinda Hoxhaj: Këtu ka një kapacitet për rreth 2500 persona që mund të bëjnë njëkohësisht faljen. Por, ndërkohë duke patur parasysh që është edhe kati i dytë që bëhet falja për vajzat dhe gratë myslimane. Pjesa rreth e përqark xhamisë, shkon në një total rreth 5mijë persona që mund të falen në ambientet e kësaj xhamie. Ajo ka edhe mundësinë e shfrytëzimit të ambienteve të jashtme të saj dhe mund të shkojë ne 8000-8500 numri i personave që mund të falen njëkohësisht.

Xhamia ka 4 minare me gjatësi 50 metra dhe një kupolë qendrore të stilit tipik klasik turk, e gjatë 30 metra. Sipërfaqja e xhamisë është rreth 10 mijë metra katrorë, dhe kati i parë i saj ka një qendër kulturore, sallë konferencash, bibliotekë por gjithashtu do të jetë edhe muzeu i bashkëjetesës.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan prenë pasditen e djeshme shiritin e hapjes së xhamisë më të madhe në Ballkan./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share