Edhe pse shumë studime të mëparshme kanë vërtetuar se marrja e moderuar e kafesë kontribuon në shëndetin tonë dhe nuk do të shkaktojë shumë dëm, hulumtimet e reja kanë zbuluar se pirja e tre ose më shumë filxhanëve kafe në ditë mund të dëmtojë seriozisht veshkat, përcjell KlanM.
Hulumtimi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “JAMA Network Open”, përfshinte 1180 të rritur të moshës 18 deri në 45 vjeç, të cilët kishin hipertension të patrajtuar të shkallës së parë, pra tension të lartë, shkruan “N1”.
Megjithëse studimi zgjati afërsisht 16 vjet, secili nga pjesëmarrësit u kontrollua gjatë ndjekjes shtatëvjeçare e gjysmë.
Në atë kohë, ata që qëndronin pas studimit kërkuan hiperfiltrim (një shkallë e filtrimit glomerular që konsiderohet më e lartë se normale), albuminuri (shumë albuminë në urinë) dhe hipertension, të cilat të gjitha janë shenja të zakonshme të mosfunksionimit të veshkave dhe sëmundjeve të veshkave.
Gjatë studimit të rezultateve, shkencëtarët fillimisht vunë re se varianti rs762551 i gjenit CYP1A2 ishte i pranishëm në rreth 50 për qind të pjesëmarrësve, që do të thotë se trupat e tyre nuk po e eliminonin kafeinën aq shpejt sa normalisht, përcjell Klan Macedonia.