Këshilli Gjyqësor gjobiti gjyqtarin e apelit Enver Bexheti, duke i shkurtuar gjashtë muaj nga 20 për qind të pagës pasi anëtarët zbuluan se ai ka mbajtur për nënt muaj në sirtar dosjen e përgjimit të lëndës “Target – Fortesa”, tashmë të vjetëruar sipas ndryshimeve në Kodin Penal. Edhe pse kjo është vendosur, megjithatë, vendimi nuk është ende përfundimtar.
“Ndaj tij është shqiptuar masë disiplinore, ulje rroge në masën 20% të pagës mujore të një gjyqtari për një periudhë 6 mujore”, thuhet në vendimin e Këshillit Gjyqësor të miratuar në seancën e sotme, përcjell KlanM.
Vendimi vjen pas konstatimit të Këshillit Gjyqësor se gjyqtari Enver Bexheti, në mënyrë pajustifikueshme e ka mbajtur lëndën në sirtar.Bexheti kishte pretenduar të bëhet edhe gjyqtar i Gjykatës Supreme./KlanMacedonia