E rëndë në Spanjë, autobusi përplas për vdekje 3 persona në trotuar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në Spanjë. Mediat vendase raportojnë se një autobus ka dalë nga rruga, e për pasojë ka përplasur për vdekje tre këmbësorë, ndërsa një kalimtar tjetër ka mbetur i lënduar. Aksidenti ndodhi në qytetin jugperëndimor të Spanjës, Cadiz.

“Autobusi doli nga rruga dhe përplasi kalimtarët që ndodheshin në trotuar”, njoftojnë autoritetet spanjolle.

Gjithashtu mësohet se asnjë nga pasagjerët që ndodheshin në autobus nuk u lënduan gjatë përplasjes së mjetit. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë autobusin që ka dalë nga rruga, me xhamin e përparmë të thyer plotësisht.

Ndonëse nuk ka ende një raport final për shkakun e aksidentit, mediat lokale shkruajnë se autobusi kishte problem me frenat. Organet përkatëse në Spanjë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën tre kalimtarëve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share