Një zjarrfikëse 19-vjeçare ka humbur jetën në krye të detyrës në Kanadanë Perëndimore, ndërsa vendi përballet me sezonin më të keq të zjarreve në histori.
E reja, Devyn Gale u godit nga një pemë që u rrëzua si pasojë e flakëve teksa punonte në një zonë të largët pranë Revelstoke në Kanada. Ajo u transportua menjëherë me helikopter në spital, por fatkeqësisht plagët që kishte marrë rezultuan fatale për 19-vjeçaren.
Për lajmin e hidhur, kryeministri Trudeau i përcolli ngushëllimet më të thella familjes së zonjës Gale, miqve dhe kolegëve të zjarrfikëses.
“Ne nuk duhet të harrojmë kurrë rreziqet që marrin këta heronj sa herë që vrapojnë drejt rrezikut,” tha ai.
Kjo shënon vdekjen e parë në terren që nga fillimi i sezonit të zjarreve në Kanada dhe thuhet se është e para në British Columbia që nga viti 2015.
Rreth 900 vatra zjarri janë aktualisht në të gjithë Kanadanë, ndërsa 560 prej të cilave mbeten jashtë kontrollit./tvklan.al