Një rrufe ka goditur një tufë delesh në Gramsh, e si pasojë mbi 150 krerë kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht çobani.
Mesohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pas një stuhie shiu që mbuloi qendrën administrative Kukur.
Çobani i cili ka shpëtuar mrekullisht, Skënder Shuli, me lot në sy ka parë sesi burimi i vetëm i të ardhurave për familjen e tij 6 anëtarëshe ka marre fund.