Besoj të gjithë e keni provuar atë ndjesinë e çuditshme që ne e quajmë shpesh “dhimbja e flokëve”. Duke qenë se thonjtë dhe flokët nuk janë pjesë të ndjeshme të trupit, ky emërtim mendohet si “pjellë e imagjinatës”, por kjo është e gabuar.
Dhimbja nis në skalpin e kokës, që në rrënjë të flokëve. Sipas dermatologes Debra Jaliman, inflamacioni që vjen nga enët e gjakut në lëkurën e kokës ngacmon nervat në folikulat e flokëve dhe u shkakton dhimbje.
Ka shkaqe të ndryshme pas këtij inflamacioni:
Modelet me tendosje të theksuar të flokëve.
Dermatologët sugjerojnë që t’i kapni flokët jo më shumë se dy herë në javë dhe sigurisht të mos flini ashtu. Nëse i mbani shumë shpesh të lidhura fort, do keni pasoja në rënien e flokëve.
Produktet
Nëse përdorni shampo të thatë apo llak për flokët, do keni kruarje në skalp për shkak të baktereve. Kjo gjë shkakton inflamacion dhe dhimbje, kini kujdes.
Larja e shpeshtë e flokëve
Larja e shpeshtë e flokëve dëmton ekulibrin e pH te lëkura dhe kjo mund të shkaktojë dermatitin seborrheik, që është një gjendje inflamatore kronike. Dr. Jaliman sugjeron që të përdorni shampo për fëmijë, që përmban glicerinë.
Migrena
“Dhimbja e flokëve” është më e zakontë për ata që vuajnë nga migrena. Për njerëzit që kanë këtë problem, nuk duhet t’i mbajnë flokët e njomë gjatë, të kenë kujdes kur flenë që mos t’i shtrëngojnë flokët dhe po ashtu mos të përdorin shumë aksesorë./tvklan.al