Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp, ka vlersuar skuadrën e Manchester Cityt, para ndeshjes mes tyre në këtë fundjavë.
Ai ka thënë se Liverpuli do të përpiqet të bëjë më të mirën ndaj Manchester City e cila është skuadra më e mirë në botë.
“Nuk është se ndihemi ndryshe. Është një lojë në shtëpi. Është Anfield, jemi ne kundër Manchester City , skuadra më e mirë në botë, por ne do të përpiqemi gjithsesi,” ka deklaruar Klopp.
Tekniku gjerman ka vlersuar edhe futbollistin Erling Haaland, për të cilin ka thënë se është sulmuesi më i mirë në botë për momentin.
“Kur luan kundër sulmuesit më të mirë në botë për momentin, duhet të sigurohesh që ai të mos marrë shumë topa. Kjo është sfida me të. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë.
Kundër Cityt , nëse shënoni Haaland me shumë lojtarë, ju hapni vrima për lojtarët e tjerë të klasit botëror. Është një problem dhe ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje.”, ka shtuar Klopp.
Ndeshja Liverpul – Manchester City, zhvillohet ditën e diel më fillim nga ora 17:30, dhe është e vlefshme për javën e 11-të të Premier Ligës