Talenti i Spanjës, Lakime Yamal i ka dhënë merita të mëdha bashkëlojtarit të tij te kombëtarja, Rodri, të cilin e ka cilësuar si pjesë shumë të rëndësishme të ekipit.
17-vjeçari Yamal është përkujdesur ta lavdëroj bashkëlojtarin e tij Rodri para finales së madhe ndaj Anglisë në Euro 2024.
“E padrejtë që flitet pak për Rodrin? Siç e dinë të gjithë, ai është më i miri në pozicionin e tij, një nga lojtarët më të mirë në botë”, u tha fillimisht Yamal gazetarëve.
“Është e vërtetë që me mua dhe me Nicon ka shumë vertikalitet, por është ai që është gjithmonë aty, ai që i jep lojë ekipit”.
“Ai është një nga pjesët më të rëndësishme të ekipit”, përfundoi talenti i Spanjës.
Siç ka thënë dikur Vincente Del Bosque: “Nëse e shikoni ndeshjen nuk do ta shihni Busquets, por nëse shikoni Busquets, do ta shihni të gjithë ndeshjen”.
Ndërkohë Lamine ka festuar ditëlindjen e 17-të. Dukej sikur ishte 16 vjeç përgjithmonë duke pasur parasysh se luajti më shumë se 60 ndeshje për klubin dhe kombëtaren përpara se të mbushte 17 vjeç. /Telegrafi/