Fansat e Taylor Swift mezi e kishin pritur turneun e saj të fundit dhe shumë persona duket se kanë gjetur një mënyrë efikase që të mos humbasin asnjë sekondë nga këngët.
Kjo mënyrë sipas tyre është veshja e pelenave, që mos humbasin performancat për shkak të nevojës për të urinuar.
Trendi fillimisht u nis një fanse e Taylor, e cila postoi një video në TikTok ku shfaqej duke vendosur pelenën.
Më pas, të tjerë njerëz nisën të rrëfenin se bënin të njëjtën gjë dhe dikush postoi një video nga koncerti, me mbishkrimin: “Askush nuk e di që unë kam vendosur një pelenë”.