Heshtja e Perëndimit demokratik karshi agresionit të Beogradit zyrtar është e palevërdisshme. Kështu në një intervistë për Klan Maqedoni u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti, shtoi se Beogradi inkurajohet dhe e merr për dobësi heshtjen e shumicës së faktorit ndërkombëtar
“Heshtja e shumicës së faktorit ndërkombëtar është e paarsyeshme dhe e dëmshme. Nuk i kontribuon as de-eskalimit e as normalizimit. Meqënëse çfarëdolloj hezitimi për t’i quajtur gjërat dhe zhvillimet me emrat e tyre të vërtetë, nga regjimi autokratik në Beograd do të merret si frikë ose do të merret si dobësi”, deklaroi Albin Kurti.
Kjo sjellje, sipas Kurtit është e padrejtë./KlanMacedonia