E mërkurë spektakolare në Katar

Në fushë zbresin Kroacia, Gjermania, Spanja e Belgjika

Në orën 11:00, është radha e nënkampionëve të botës, Kroacisë për të treguar forcën në këtë turne. Ballkanasit sfidojnë Marokun, kombëtare që në Katar do tentojë të bëjë surprizën. Takimi i vlefshëm për grupin F premton spektakël dhe gola, me Kroacinë që nuk ka barazuar asnjë prej 5 sfidave të fundit në Kupën e Botës.

Po në këtë grup, i mallkuar për t’u shpallur kampion, pasi asnjë prej skuadrave të këtij grupi nuk e ka fituar kurrë Botërorin, luhet edhe sfida tjetër, mes Belgjikës dhe Kanadasë, duel në program për orën 20:00. Brezi i artë i futbollistëve të belgëve kërkon lavdinë ndërkombëtare së bashku, kështu që do tentojnë për të bërë mrekullinë në Katar. Belgët do të vuajnë mungesën e Romelu Lukakut në këtë duel, ndërsa Kanadaja beson te surpriza.

Kjo e mërkurë sjell në fushë dhe një tjetër kandidat për titull. Gjermania sfidon në orën 14:00 Japoninë, duel që vlen për grupin E. Flick beson shumë te talentët e rinj të gatshëm për këtë turne, për të fituar për herë të pestë Kupën e Botës. Në krahun tjetër, Japonia nuk ka fituar asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit dhe triumfi i fundit daton në Kupën e Azisë 2019.

Spanjë-Kosta Rika në orën 17:00 është dueli tjetër i kësaj të mërkure. Iberikët nisen favoritë për të triumfuar në Kupën e Botës, falë edhe talentit që kanë në përbërje. Nga ana tjetër, kosta-rikanët forcën e saj e kanë te grupi dhe dëshirojnë të përsërisin ecurinë e tyre në Kupën e Botës 2014, ku arritën deri në çerekfinale të kompeticionit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share