E marrin lehtë, por e kthejnë me vështirësi ndihmën covid

SHFRYTËZUESIT E NDIHMËS QEVERITARE BUXHETIT I KANË BORXH 23 MILIONË EURO

Enti Shtetëror i Revizionit ka vërtetuar se të hyrat në buxhetin e shtetit janë ulur për rreth 23 milionë euro, për shkak të mbështetjes së pakthyer financiare nga ana e kompanive dhe individëve që kanë marrë ndihmë qeveritare për shkak të dëmit nga pandemia korona, ndërsa nuk i kanë plotësuar kushtet për të. Nga paratë e llogaritura për t’u kthyer, në arkën shtetërore kanë hyrë vetëm 29% e mjeteve.

Enti Shtetëror i Revizionit duke verifikuar në çfarë mase kanë qenë të suksesshme masat për mbështetje financiare dhe punësim në kompanitë e prekura nga pandemia korona, vërteton se krijimi i masave të qeverisë është bërë pa planifikim strategjik dhe pa tregues të qartë për sukses, ndërsa ka munguar edhe kontrolli.

“Të dhëna të pakompletuara për numrin e punëdhënësve që e kanë përmbushur ose nuk e kanë përmbushur obligimin për kthimin e ndihmës financiare në afatet e caktuara,  por edhe mungesa e mënyrës së parashikuar të kontrollit. Ekziston rreziku që subjektet juridike që nuk i kanë plotësuar kushtet të mos i kthejnë mjetet në buxhetin e RMV-së në vlerë 448.698 mijë denarë. Situatat e lartpërmendura shkaktojnë të hyra më të ulëta në buxhet në vlerë totale rreth 23 milionë euro,” deklarojnë nga Enti Shtetërorë për Revizion.

Revizorët kanë vërtetuar se punëdhënësit dhe personat fizikë – shfrytëzues të masave për subvencionim të kontributeve dhe të pagave gjatë periudhës së pandemisë kanë kthyer vetëm 29% të obligimit të llogaritur për kthim në buxhet. Qeveria, nga muaji mars i vitit 2020 deri në prill të vitit 2021 ka realizuar gjashtë pako të masave ekonomike për ndihmë në krizën korona, ndërsa shpesh kritikohej nga opozita dhe nga individët se masat janë të vonuara dhe të pamjaftueshme./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share