Partia E Majta përmes një komunikate me shkrim për media njoftuan se mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, strukturat e sigurisë hynë në kampin para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku po kampojnë aktivistët e së majtës, dhe aktivistë të tjerë.
Pa asnjë paralajmërim dhe me sjellje të pacipë kanë kontrolluar me qen dhe kanë zbrazur çadrat e kampistëve, të cilët që nga mbrëmja po kampojnë në mënyrë të qetë dhe me dinjitet.
Nga atje thonë se në të njëjtën kohë, kemi qenë dëshmitarë sesi të njëjtat struktura pak ditë më parë kanë lejuar drejtimin e armëve ndaj qytetarëve që protestonin në mënyrë paqësore, ku ka munguar plotësisht reagimi i tyre.
Të gjitha përpjekjet për të futur frikë te qytetarët kanë dështuar.
Sot, në orën 12:00, do t’u dërgojmë një JO me zë të lartë të gjithë deputetëve dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen!, thuhet në njoftimin e partisë E Majta./KlanMacedonia/