Një nënë 36 vjeçare nga Ohri e ka pësuar keq pasi djalin e saj të mitur e ka lënë nën kujdesin e një 17 vjeçareje.
“SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër S.G (36) nga Ohri, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale ‘neglizhim dhe malltretim të fëmijës’. Më datë 11.11.2022, ajo ka punësuar një të mitur 17 vjeçare për t’u kujdesur për djalin e saj të mitur, duke vepruar në kundërshtim me vendimin e Qendrës për Çështje Sociale, sipas të cilit djali i është caktuar për kujdestari dhe edukim”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia