Thelbi i idesë së Ali Ahmetit, sipas Artan grubit, është zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend me 2/3 e votave dhe me badenter. Pikërisht këtë ide, sipas tij, opozita shqiptare nuk e ka kuptuar kur e ka prezantuar mbrëmë këtë ide. SIpas Grubit, ideja që mbrëmë e prezantoi Arben Taravari nga VLEN, në fakt ka qenë ide e Ahmetit, pasi opozita kishte arritur ta sigurojë para kohe fjalimin e sotëm të Ahmetit.
“Edhe pse e kishin lexuar një ditë përpara fjalimin, nuk arritën ta kuptojnë fjalimin dhe nuk arritën ta kuptojnë se ku është poenta e fjalimit. Kështu që në përpjekjen e tyre për të shpejtuar me informacionin të cilin e kishin ‘siguruar’ aksidentalisht nga BDI, dolën në një pres konferencë në panik të jashtëzakonshme dhe e prezantuan çështjen, duke iu referuar gjithmonë fjalimit të zotit Ahmeti, që duheshte të mbahet sot dhe të dalin ato të parët, në mënyrë që të nesërmen zoti Ahmeti të dalë me ‘kopjen’ e tyre”, deklaroi mes tjerash Grubi./tvklan.mk