E kujt është merita për rezolutën: Përplasje VMRO-DPMNE – LSDM?!

KOVAÇEV: PËRSE SHKUPI KËRKON NGA NJË SHTET TJETËR T`I PRANOHET GJUHA DHE IDENTITETI?”

Përshëndesin Rezolutën e Bundestagut gjerman dhe do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje të këtilla – ka deklaruar lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas opozitës maqedonase, sic njofton KlanM, merita për këtë Rezolutë I takon VMRO-DPMNE-së.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Kjo nuk është as 5% nga ajo që ky popull meriton. Ky popull meriton shans korrekt siukurse kanë patur popujt tjerë që kanë aderuar në BE. Pa kushtëzime, pa heqje dorë nga identiteti kombëtar. Maqedonia nuk mund që vazhdimisht të negociojë nën diktatin bullgar” – Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Opinioni shumë mirë e di se kujt i takojnë meritat për Rezolutën në Bundestagun gjerman – thonë socialdemokratët, sic percjell KlanM, duke akuzuar VMRO-DPMNE-në se nuk kanë bërë asgjë për këtë rezolutë.

“VMRO-DPMNE dhe Mickoski duhet të turpërohen, për shkak se partitë e tyre simotra votuan kundër rezolutës në Bundestag për konfirmimin e gjuhës, kulturës dhe veçantisë maqedonase. Përse VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk kanë lobuar tek partitë e tyre? Këtë përgjigje duhet ta japin nga opozita” –  tha Darko Kaevski.

Derisa pozita dhe opozita përplasen për meritat e Rezolutës gjermane, eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev,sic percjell KlanM, habitet përse Shkupi nga një shtet tjetër kërkon të pranohet gjuha, kultura dhe identiteti maqedonas.

“Nuk kam dëgjuar për këtë fenomen ku një shtet është aq i pasigurtë në identitetin dhe gjuhën, sa që duhet të lus një vend tjetër që me vendim politik t`ia pranojë këto veçori” – ka deklaruar Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share