E kujt është ASH-ja? Çështja ende në gjykatë, akuzat për presion vazhdojnë mes dy taboreve

Kujt do ti takojë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Selës apo Arben Taravarit? Kjo është pyetja që ka ngritur temperaturat në skenën politike shqiptare në RMV.

Ish deputeti Adnan Neziri, njëherë edhe anëtarë i kryesisë qendrore thotë se Aleanca për Shqiptarët i takon aktivistëve dhe jo Mickoskit. Neziri i tha Televizionit Klan Maqedoni se vonesat në procedura Taravari është duke i shfrytëzuar për të kryer presion mbi gjyqtarët e lëndës.

“Kemi edhe vendimin e gjykatës themelore në Tetovë ku në bazë të këtyre argumenteve është përcaktuar se kryetar i ASH-së është Ziadin Sela. Deklaratat e Arben Taravarit se në gjyqin e Apelit mund të ketë ndryshime nënkupton presionin që ato mendojnë që përmes Qeverisë të bëjnë presion gjykatave të ndryshojnë vendimet të cilat janë legjitime, ligjore dhe të konfirmuara në organet më të larta. Ne nga këtu ju bëjmë porosi që të mos tallen me proceset politike përshkak se ato janë ligjore dhe nuk pranojnë njerëz, jo serioz që kanë akte jo statutare dhe ligjore. Gjatë procesit zgjedhorë ai doli edhe në fotografi me Mickoskin dhe në këtë mënyrë Aleancën tonë tja jep Mickoskit, a ASH-ja nuk është e Mickoskit. ASH-ja është e aktivistëve, themeluesve dhe organeve partiake”, tha Neziri.

Për këtë çështje foli edhe avokati I ASH-së së Taravarit Abidin Abduli, I cili mohon së janë dukë bërë presion në gkykatë që të fitojnë lëndën.

“Ne nuk kemi persona të instaluar në sistemin gjyqësorë në RMV informatat na vijnë vetëm në formë zyrtare me shkrim, kështu që nëse të tjerët kanë ndonjë informatë dhe nuk u pëlqen vendimi dhe shprehin paknaqësitë e tyre, ne nuk e dijmë, por unë nuk kam pranuar në zyrën time ende një vendim nga gjykata e apelit në Gostivar”, tha Abduli.

Bujare Abazi nga ASH-ja e Taravarit thotë se vulat e ASH-së I takojnë Taravarit sepse ai ishte politikani që sipas saj dërgoi në opozitë BDI-në.

“Aleana për shqiptarët i takon atyre që ju përmbajtën idesë për çka fillimisht u formua si subjekt dhe i shtyni idealet deri në momentin kur ne BDI-në e dërguam në opozitë” tha Abazi.

Përçarja në ASH-në ndodhi në momentin kur Taravari papritmas njoftoi përmes “Facebook-ut” do të bashkëpunojë me Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin me çka më pas u krijua koalicioni VLEN. Taravari në fillim insistonte se partia dhe vulat nuk janë të rëndësishme po të rëndësishëm janë aktivistët, por tani këmbëngul që ti mar vulat me vendim të gjykatës edhe pse ajo e shkalklës së parë vendosi në favor të krahut të Ziadin Selës. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share