E kryer! Chelsea transferon Sterling dhe tenton një tjetër yll të Mancheser Cityt

Më në fund, Chelsea ka filluar nga puna në merkato dhe mbrëmë vonë siguroi njw përforcimi të madh nga Manchester City, Raheem Sterling.

Sterling ka qenë në bisedime me Chelsean për disa kohë dhe gjërat më në fund u mbyllwn me sukses mbrëmjen e djeshme. Klubet kanë rënë dakord për këtë transferim që do të sjellë yllin e kombëtares së Anglisë në Stamford Bridge.

Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se dy klubet kanë rënë dakord për një transferim prej 53 milionë eurosh. Gjithashtu, qytetarët do të përfitojnë edhe 12 milionë euro të tjera në rast të aktivizimit të klauzolave ​​të bonusit.

Chelsea përfitoi nga situata, pasi Sterlingut i skadonte kontrata sezonin e ardhshëm dhe do të hynte në vitin e fundit të kontratës së tij me Cityn, dhe do të largohej nga klubi falas. Drejtuesit e Cityt nuk deshën ta humbnin falas, kështu lejuan largimin e tij tek Chelsea qw nis kështu në epokën e pronarit të ri, Todd Boehly.

Sterling do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027 me mundësi rinovimi edhe për një vit. Trajneri Thomas Tuchel ka folur tashmë me sulmuesin këmbëshpejtë për të cilin do të jetë klubi i tretë i madh anglez pas Liverpool dhe City.

Por kjo nuk është e gjitha. Blutë janë pranë transferimit të një tjetër ylli të Cityt pasi Nathan Ake është gati të nënshkruaj me ta.

Talenti holandez e nisi karrierën te Chelsea, por nuk pati asnjë shans në Stamford Bridge. Ai kaloi nëpër Bournemouth dhe City dhe tani Chelsea do ta kthejë për rreth 50 milionë euro.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share