E konfirmon Fabrizio Romano: Armando Broja do të huazohet tek Fulham

Armando Broja do të firmosë për Fulham. Chelsea ka vendosur ta lëshojë sulmuesin kuqezi në huazim deri në fund të sezonit. Për shërbimet e Brojës, Fulham do të paguajë 4 milionë Paund.

Lajmin e konfirmon gazetari Fabrizio Romano, i specializuar në transferimet e futbollistëve.

Sipas tij, Broja do të kryejë sonte testet mjekësore në mënyrë që të hedhë edhe firmën në kontratë. Kjo lëvizje vjen në kufi të merkatos dimërore teksa në darkë pritet që të mbyllet.

Armando Broja ishte bërë temë e nxehtë gjatë kësaj merkatoje. 22-vjeçari nuk u aktivizua as në humbjen ndaj Liverpool çka ishte një mesazh i qartë që shqiptari nuk do të ishte pjesë e “Bluve” për pjesën e dytë të sezonit. Kështu Broja mbetet po në Londër dhe do të luajë për ekipin ndaj të cilit ka shënuar golin e vetëm të këtij sezoni në Premier League.

Ky transferim do t’i shërbejë Brojës për të luftuar fort për një vend në Euro 2024 me Shqipërinë./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share