E konfirmon avokati Koci: Kufoma në Serbi është trupi i Faton Hajrizit!

Avokati kosovar, Arianit Koci, që ka marrë përsipër procesin e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se personalisht e ka parë kufomën dhe ka konfirmuar që është trupi i Faton Harjizit.

“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Mbetet tash edhe ekspertët tanë me e konfirmu”, ka thënë Koci për Express.

Avokati Koci ka thënë se tashmë është duke u marrë me përfundimin e procedurave për tërheqjen e kufomës nga morgu në Serbi dhe për sjelljen e trupit në Kosovë.

“Jam në procesin e përfundimit të procedurave për tërheqjen e kufomës”, ka thënë Koci për Express./GazetaExpress/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share