E kaluara problematike, përlot Naomi Campbell

“Po vrisja veten, nga varësia ndaj drogës në vitet 90-të”

Supermodelja, Naomi Cambell zbuloi se varësia ndaj drogës gati sa nuk i mori jetën në kulmin e karrierës së saj në vitet ’90. Ylli legjendar i pasarelave foli hapur për abuzimin e saj në të kaluarën me substanca në serialin e ri dokumentar të “AppleTV+”, “The Super Models”, duke pranuar se ajo u bë përdoruese e kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit dhe mikut të ngushtë italian Gianni Versace.

“Mendoj se kur fillova të përdorja kokainën, një nga gjërat që u përpoqa të mbuloja ishte pikëllimi. Varësia është një budallallëk. Ti mendon se do shërosh plagët. Por, kjo nuk ndodh. Mund të shkaktojë një frikë dhe ankth të madh. Kështu që u zemërova shumë.”

Ikona e modës tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997.

“Gianni Versace ishte shumë i ndjeshëm. Ai më shtynte të ecja para dhe të shkoja më tej kur nuk mendoja se mundesha. Kështu që kur ai u nda nga jeta, u pikëllova shumë.”

Supermodelja britanike luftoi me varësinë e saj ndaj substancave narkotike për pesë vjet, madje u rrëzua gjatë një sesioni fotografik në 1999.

“Kur përpiqeni të mbuloni diçka, ndjenjat tuaja për shembull braktisjen. U përpoqa ta mbuloja me diçka. Ju nuk mund ta mbuloni atë. Po vrisja veten. Ishte shumë e dhimbshme.”

Por, ai incident i tmerrshëm ishte thirrja e zgjimit që asaj i duhej për t’u shtruar në rehabilitim.

Klan News

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share