Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, në një deklaratë në Telegram njoftoi se në kryeqytetin rus është shpallur “një operacion kundër terrorizmit” dhe se e hëna nuk do të jetë “ditë pune”, me qëllim “minimizimin e rreziqeve”.
Siç shkruan BBC, ai u kërkoi u qytetarëve që të shmangin lëvizjet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur. Reagimi i tij vjen në një kohë kur mercenarët e Wagner duket se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.
“Situata është e vështirë,” tha kryebashkiaku i Moskës Sobyanin në deklaratën e tij të postuar në Telegram. Ai shtoi se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet të mbyllen për qarkullim./tvklan.al