35 vjetori i themelimit të grupit të tifozëve “Plisat” dhe 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, kanë qenë arsye më se e mjaftueshme që prishtinasit të lënë në plan të dytë Botërorin e Katarit. festë në rrugët e Prishtinës, festë në familjet e lokalet e kryeqytetit të Kosovës.
Gazetari i Klan Macedonia në lidhje direkte nga Prishtina për emisionin MundoKlan solli atmosferën nga sheshi kryesor i Prishtinës, bashkë me bisedën me krerët e tifogrupit “Plisat” dhe tifozë të tjerë.