Në bazë të konkluzioneve të arritura në seancën e 199-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 14.11.2023, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se administrata publike në qytetin e Shkupit ditën e mërkurë do të punojë me orar të shkurtuar, ndërsa ditën e enjte nuk do të punojë.
“Të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit me datën 29.11.2023 (e mërkurë) do të punojnë me kohë të pjesshme deri në ora 12:00, ndërsa 30.11.2023 (e enjte) është caktuar si ditë jopune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në zonën e qytetit të Shkupit. Në të njëjtën ditë nuk do të punohet.
Ky vendim vlen edhe për shkollat fillore dhe të mesme në zonën e qytetit të Shkupit, por theksojmë se nuk vlen për parashkollorët publikë, objektet shëndetësore dhe shërbimet e sigurisë në zonën e qytetit të Shkupit.
Ju informojmë se duhet të zhvillojnë planet e tyre që do të mundësojnë funksionimin normal të institucioneve. Rekomandohet që komunat e qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit t’i zbatojnë konkluzionet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
Njëkohësisht, shtojnë nga atje, rekomandohet që sektori privat në zonën e Qytetit të Shkupit, e veçanërisht në zonën e Komunës së Karposhit dhe komunave që gravitojnë drejt Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” dhe Hotel “Aleksandar Palace” të zbatojnë rekomandimet.