“E dinin se nuk do të zgjaste përgjithmonë”, konfirmohet ndarja e Bad Bunny dhe Kendall Jenner

Lidhja disa mujore e Kendall Jenner dhe Bad Bunny ka marrë fund.

Një burim për Entertainment Tonight është shprehur se të dy “janë marrë me gjërat e veta kohët e fundit dhe ndjenjat mes tyre nisën të zbeheshin”.

“Ata e dinin se kjo nuk do të ishte një lidhje që do të zgjasë përgjithmonë dhe kjo ishte e dyanshme që  në fillim.  Ata kanë axhenda shumë të zëna, e dinë që janë ende të rinj dhe kanë shumë për të kaluar përpara se të kenë diçka serioze”.

Kendall u pa në Aspen, Colorado ditën e shtunë pa Bad Bunny në krahun e saj. Thashethemet e ndarjes nisën në muajin nëntor kur modelja postoi foton e një perëndimi dielli me shkrimin:

“Çfarë është e shkruar për mua thjesht do të më gjejë”. Hera e fundit që çifti u pa bashkë  ishte më 29 nëntor, në Beverli Hills.

Lidhja e tyre nisi të përflitej në shkurt,  por çifti është treguar shumë i rezervuar. Në një intervistë për Vanity Fair Bad Bunny tha se nuk i detyrohet askujt një shpjegim publik për jetën e tij personale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share