E dashura e Yamalit konvertohet në fenë islame pas lidhjes me yllin e Spanjës? Detaji që nxiti spekulimet

Ylli i Spanjës, Lamine Yamal ka qenë sensasion i këtij Kampionati Evropian, duke u shpallur kështu edhe lojtari më i mirë i ri nga UEFA.

Tashmë është bërë e ditur se futbollisti është në një lidhje me Alex Padilla, vajza e cila i rrëmbeu zemrën dhe ishte e pranishme gjatë finales së Euro 2024.

Së fundmi, u nxitën disa spekulime se e dashura e Yamal mund të jetë konvertuar në fenë islame. Kjo u pikas së fundmi nga një përdorues në X, i cili vuri re një detaj tek Padilla.

 

E dashura e yllit spanjoll kishte vendosur një qafore të simbolit të hënës.

“Alex Padilla hoqi qaforen prej kryqi dhe vendosi një qafore islamike pas lidhjes së saj me Lamine Yamal”, shkroi një përdorues në X.

Foto: Lamine Yamal dhe e dashura e tij Alex Padilla

Edhe pse është me të vërtetë e zakonshme që myslimanët të vendosin gjerdan me simbolin e hënës, zakonisht shkon së bashku me një yll, që është një tjetër simbol dallues i fesë.

Disa thonë se qaforja mund të jetë simbol i fuqisë femërore, intuitës dhe mirësisë. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share