E bekoi?! Videoja e Catherine Zeta Jones me elefantin merr gjithë vëmendjen

Edhe pse nuk është më aq aktive me filmat si dikur, Catherine Zeta Jones do mbetet gjithnjë një nga gratë më të pëlqyera në botë. Këtë herë, një postim i saj në Instagram ka marrë gjithë vëmendjen.

Aktorja e njohur ka udhëtuar në një vend ekzotik dhe mes shumë fotosh e videosh të shpërndara, njëra prej tyre mori një lumë komentesh pozitive. Por pse?

Një elefant i përkëdhel kokën dhe ajo shkruan se ai e “bekoi”. Shumë besimtarë në Indi mendojnë njësoj si aktorja 54 vjeçare.

Pas videos së elefantit, Catherinhe postoi foto të saj në tempuj të ndryshëm. Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj Michael Douglas 79 vjeç dhe dy fëmijët e tyre Dylan 23 dhe Carys 20 vjeç.

Çifti shpesh e ka gjetur veten “nën vëzhgim” nga mediat, jo ​​vetëm për aftësitë e tyre në aktrim, por për diferencën moshore. Madje vajza e tyre Carys është shprehur se shpesh bashkëmoshatarët e ngatërrojnë të atin me gjyshin e saj. Por kjo nuk i ka penguar të jenë një familje e lumtur! Të dy fëmijët kanë dëshirë të ndjekin aktrimin.

Zeta-Jones është një personazh tejet energjik, si në fokusin e kamerave ashtu dhe jashtë tyre. Edhe ky udhëtim në Indi tregon se sa shumë ajo e do eksplorimin dhe natyrën./tvklan.al

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share