E ardhmja Evropiane: Kovaçevski intensifikon takimet me zyrtarët amerikan!

TAKIME ME AMBASADOREN AGGELER DHE SENATORËT DHAHIN DHE VELÇ 

Pas takimit të djeshëm me seantorët amerikan, Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka takuar edhe Ambasadoren amerikane në Shkup, Anxhela Aggeler. Sic thuhet në komunikatën e qeverisë, janë shqyrtuar proceset dhe aktivitetet e ardhshme në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe realizimit të prioriteteve të përbashkëta.

Agjenda evropiane ka qenë temë e pashmangshme gjatë takimit të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Ambasadoren amerikane në Shkup, Anxhela Ageler. Sipas Kryeministrit, kjo agjendë mbetet shumë e rëndësishme për vendin, por edhe për rajonin.

“Konstatuam se subjektet politike në Kuvendin e RMV-së në këtë moment duhet ta njohin pjesën e tyre të përgjegjësisë për të ardhmen evropiane të qytetarëve të vendit. RMV-ja ka rol me përgjegjësi në stabilitetin e rajonit dhe kontinentin evropian në kontekst të ngjarje gjeopolitike” – tha Kovaçevski

Bie në sy se brenda dy ditëve Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka intensifikuar takimet me zyrtarë të Uashingtonit. Gjatë së enjtes ai ishte takuar me senatorët amerikan, Xhin Shahin dhe Piter Velç, ku bashkërisht është konstatuar se duhet të bëhet hapi shtetëror me të cilën Maqedonia e Veriut do ta sigurojë të ardhmen evropiane.

Gjatë takimit me senatorët amerikan gjithashtu është konstatuar se anëtarësimin fuqiplotë të vendit në NATO, Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë si shans të papërsëritshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kurse gjatë këtij rruëgtimi SHBA-të do të jenë aleat i vendit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share