Për shkak të polemikave të reja që janë bërë objekt i udhëtimit të tij të paautorizuar në Arabinë Saudite ditët e fundit, Lionel Messi duket se ka zyrtarizuar divorcin e tij nga PSG, të cilit i vjen fundi këtë verë. Por cili mund të jetë klubi i tij i ardhshëm?
Mediat franceze tregojnë se prioriteti i sulmuesit argjentinas është rikthimi në Barcelonë, por transferimi po rezulton i vështirë financiarisht për klubin katalanas.
Hipoteza e Al-Hilal po forcohet gjithashtu, pasi klubi saudit do t’i përgatiste një kontratë të pabesueshme për ta bindur. Thuhet se arabet kanë bërë gati 320 milionë për të.
Sipas britanikes “The Indipendent” e përfshirë në këtë marrëdhënie sportive është edhe politika, sauditët dhe Emiratet e Bashkuara duket se janë bashkuar në një rivalitet me Katarin për influencën në rajon dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve.
Përveç këtyre, Inter Miami, në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë një opsion për Messin. Por kjo nuk është e gjitha…
Shoku i tij, argjentinasi tjetër, Sergio Agüero, ka deklaruar se Messi po mendon seriozisht të rikthehet në Argjentinë tek Neëell’s Old Boys për të mbyllur karrierën.
Tv Klan