E ardhmja e Granit Xhakës në futboll, vendimi në duart e bashkëshortes së tij

Edhe pse kapiten, veteran i skuadrës dhe një ndër lojtarët më me peshë, edhe Granit Xhaka i merr leje gruas per vendime të rëndësishme. Mesfushori i Arsenalit pas shtatë vitesh karrierë në “Emirates”, po mendon largimin dhe një rol vendimtar në të ardhmen e tij, e ka bashkëshortja Leonita.

Xhaka është një ndër lojtarët kryesorë të ekipit të drejtuar nga Mikel Arteta, por trajneri po mendon që të bëjë dy afrime të reja në verë në mesfushë, e për shqiptaro-zviceranin te “topçinjtë” nuk do të ketë shumë hapësirë, raporton tabloidi britanik “The Mirror”.

Kontrata me Arasenalin, Xhakës i mbaron në verën e ardhshme. Merkatoja e radhës e verës është mundësia më e mirë për “topçinjtë” për të përfituar financiarisht nga shitja e lojtarit.

Arsenali kërkon për kartonin e 30 vjeçarit 15 mln euro. Arteta nuk do të ndalojë asnjë vendim të Xhakës, ndërkohë që ky i fundit do të ndikohet së tepërmi edhe nga dëshira e bashkëshortes.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share