Një amerikane është akuzuar për vrasjen e një shoferi të Uber, me të cilin po udhëtonte, pasi mendoi se ai po e rrëmbente. Shoferi 52-vjeçar, Daniel Piedra Garcia ndërroi jetë në spital disa ditë pasi u qëllua nga gruaja.
Sipas policisë, 48-vjeçarja, Phoebe Copas mendoi se ajo po dërgohej në një destinacion ndryshe nga ai që kishte kërkuar dhe në këtë mënyrë u shqetësua shumë dhe mendoi se shoferi po e largonte me qëllim që ta rrëmbente.
Referuar dokumentave të policisë, Copas nxorri një armë nga çanta e saj dhe qëlloi shoferin në kokë. Më pas, makina goditi barrierat anësore të rrugës para se të ndalonte.
Pas kryerjes së krimit, Copas thirri urgjencën, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por megjithë përpjekjet për ta shpëtuar, shoferi ndërroi jetë pas pak ditësh në spital./tvklan.al