Dyshohet se u rrokullis nga djepi, policia e konfirmon vdekjen e fëmijës në Podujevë

Një fëmijë i moshës dyvjeçare u raportua se ka vdekur tragjikisht në Podujevë, pasi sipas Sinjalit, dyshohet se është rrokullisur teksa ishte në djep.

Vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.

“Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share