Ushtria izraelite ka bërë të ditur se po “kontrollon te gjitha provat” nëse është vrarë lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.
Sinwar udhëheq Hamasin brenda Gaza që nga viti 2017, dhe karrierën e tij e filloi në vitet e 80-ta, transmeton Telegrafi.
Besohet se ai është “truri” i sulmit 7 tetorit mbi territorin e Izraelit, ku u vranë 1,200 persona.
Nëse vdekja e tij konfirmohet, kjo do të thotë se Izraeli ka eliminuar objektivin kryesor që nga fillimi i sulmeve ajrore dhe tokësore në Gaza.
“Gjatë operacionit të IDF-së në Gaza, tre terroristë janë eliminuar”, thuhet në kumtesën e ushtrisë izraelite.
“IDF dhe ISA po kontrollojnë të gjitha mundësi nëse njëri nga terroristët e vrarë ishte Yahya Sinwar. Në këtë fazë, identiteti i terroristëve nuk mund të konfirmohet”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/