Dyshohet se ka kryer 3 vjedhje të rënda, arrestohet i riu nga Dobërdolli i Gostivarit

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 21-vjeçarin nga Dobërdolli i Gostivarit, pasi i njëjti dyshohet për 3 vjedhje të rënda.

“Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (17-tetor) në ora 14:50, në Dobëridoll të Gostivarit, kanë privuar 21- vjeçarin E.F. nga ky fshat, për shkak të dyshimit se këto ditë ka kryer tri vjedhje të rënda në vikend shtëpi dhe dy objekte ndihmëse në Dobërdoll.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe rasti është duke u zbardhur dhe më pas do të përballet me parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share