Nga Prokuroria njoftojnë se 28-vjeçari nga Shkupi dyshohet për vrasjen e gjyshes së tij, atij i është caktuar 30 ditë paraburgim.
“Më 18 janar, në shtëpinë e familjes në lagjen Lisiçe e Re, gjatë dhunës në familje, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën gjyshes së tij. Sipas të dhënave fillestare, ai e ka sulmuar duke e goditur në kokë dhe në qafë dhe më pas e ka ngulfatur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.