Zyrtarët turq e mohojnë. I quajnë lajmet si “spekullime”
Shtohen dyshimet për gjendjen shëndetësore të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili mbrëmjen e të martës ndërpreu një intervistë televizive të drejtpërdrejtë për shkak të problemeve shëndetësore.
Vetë Erdogan një ditë më parë tha se anuloi të gjitha aktivitetet e axhendës së tij të ngjeshur për shkak edhe të takimeve të shumta elektorale. 69-vjeçari tha se kishte pasur shqetësime në stomak dhe se po ndiqte rekomandimet e mjekëve për të pushuar në shtëpi të mërkurën dhe të enjten.
I pranishëm nuk do të jetë as në përurimin këtë të enjte e të parit centralit bërthamor të Turqisë, për prodhimin e energjisë elektrike, të ngritur me kontributin e Rusisë, e ku merr pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin. Kreu i shtetit turk do t’iu drejtohet të pranishëmve me një videokonferencë.
Tv Klan