Gjenden vetëm 150 vite dritë larg planetit tonë
Zbulohen dy vrima te zeza shumë pranë nesh. Gjenden vetem 150 vite dritë larg nesh, duke u kategorizuar kështu më të afërtat të identifikuara ndodnjëherë. Puna kërkimore e publikuar ne revistën shkencore Royal Astronomical Society, është bazuar në analizat e lëvizjeve të yjeve të rinj që ndodhen në brendësi te zonës në yjësine e Demit.
Zona e këtyre yjeve të rinj ku numërohen rreth 300, që kanë lindur nga e njëjta re gazrash dhe pluhurash kozmikë, është vrojtuar gjatë nga misioni Gaia i Agjensisë Hapësinore Evropiane, qëllimi i të cilit është hartëzimi në 3D i galaktikës sonë.
Lëvizjet e këtyre yjeve janë të turbulluara nga objekte te tjera jo të dukshëm, dhe e vetmja hipotezë është prania e vrimave të zeza, që mendohet të kenë masë 10 herë më të madhe se të Diellit.
Klan News