Dy vite nga aksidenti tragjik në Bullgari!

BESA: BËJMË THIRRJE TË ZBARDHET E VËRTETA

Sot mbushen dy vite nga aksidenti tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari, ku pati 45 viktima, mes tyre gra dhe fëmijë, përcjell KlanM.

Autobusi i “Besa Trans” më 23 nëntor 2022, në orën 03.00 të mëngjesit fillimisht kishte goditur bankinën kurse më pas ishte djegur. Në këtë aksident shpëtuan vetëm 7 udhëtarë.

Në dyvjetorin e kësja tragjedie, Lëvizja BESA ka bërë thirrje që të zbardhet e vërteta për këtë tragjedi. Sipas tyre, derisa familjarët e atyre që e humbën jetën janë në ankth për të gjetur të vërtetën, organet hetuese dhe ata të gjyqësorit vazhdojnë të heshtin, ndërsa fajin për fatkeqësinë të mbetet vetëm tek shoferi i cili po ashtu ndërroi jetë në tragjedi.

“Edhe pas dy vitesh, familjarët e kërkojnë drejtësinë të vetëm nëpër nëpër organet gjyqësore bullgare, ndërsa gjykatat në Maqedoninë e Veriut, të cilat dirigjohet nga pushteti, tentojnë të largojë nga përgjegjësia pronarët e kompanisë së autobusëve, për të cilët u zbardhën shumë dyshime se autobusët kanë qarkulluar me dokumente të falsifikuara”, thonë nga Lëvizja BESA.

Hetimi për këtë rast ka përfunduar, kurse zyrtarisht shkaku i aksidentit është gabimi njerëzor. Në vendin tonë nisi edhe procesi gjyqësor kundër pronarit të “Besa Transit” për falsifikimin e licensave.

Sipas ekspertizës, vozitësi i autobusit në momentin e goditjes kishte vozitur me 108 kilometra në orë, në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar ka qenë 90 kilometra në orë. Sipas analizave, vatrat e zjarrit kishin përpi autobusin për vetëm disa minuta./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share