Dy viktima dhe 193 raste të reja me virus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë njofton se dje janë kryer 894 teste, ndërsa janë regjistruar 193 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik njofton se dje janë regjistruar 97 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar dy viktima nga coronavirusi Shkup (85) dhe Berovë (76). Viktimat kanë ndërruar jetë më 13.06.2022 dhe 20.06.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 314.211, numri i të shëruarve është 303.989, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 895.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share