Dy tërmete prej 4.7 dhe 4.1 ballësh janë regjistruar në Shqipëri, në orët e para të ditës së sotme, shkruan Klan Macedonia.
Epiqendra e tërmeteve ka qenë në zonën e Ersekës me një thellësi prej 10 kilometrash.
Dridhjet e tokës janë ndjerë në të gjithë Shqipërinë, por edhe në vendet fqinje, Maqedoni e Greqi.
Një tërmet i tretë prej 3.7 ballësh është regjistruar edhe në Greqi, disa minuta pas atyre në Shqipëri.
Nuk ka raportime për dëme nga tërmeti./KlanMacedonia