Dnipro i Ukrainës është përfshirë sërish nga sulmet me raketa ruse, nga ku kanë mbetur dy të vrarë dhe 23 të plagosur.
Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se dy prej të plagosurve janë fëmijë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Janë publikuar edhe pamje nga Dnipro, të cilat tregojnë zjarrfikësit duke shuar zjarrin në një klinikë të bombarduar në këtë qytet qendror të Ukrainës.