Dy të lënduar pasi një automjet doli nga rruga lokale Tetovë – Trebosh

Dy meshkuj janë lënduar sot në mëngjes rreth orës 5 e 10 minuta kur me veturën kanë dalë nga rruga lokale Tetovë – Trebosh, informojnë nga policia.

“Sot (23 shtator) rreth orës 5 e 10 minuta në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale Tetovë – Trebosh, në afërsi të Mbikalimit të Treboshit, një veturë ‘opell korsa’ me targa të Tetovës, e drejtuar nga E.L. (41) nga Tearca e Tetovës, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari F.H. (29) nga Gllogja e Tetovës lëndime në trup, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishin dërguar për dhënien e ndihmës mjekësore”, njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënësi i SPB Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share