Dy të arrestuar pas bastisjes së policisë në Çair të Shkupit

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 16:10, në Çair janë arrestuar personat M.G. 40 vjeç dhe G.GJ. 32 vjeç.

Nga MPB shtojnë se tek të njëjtit janë gjetur substanca narkotike

“Gjatë kontrollit tek ta, te M.G. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Më pas me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në banesën e G.GJ., ku është gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhuri e bardhë dhe një objekt i dyshuar që ka origjinë nga vepra penale “vjedhje””, shtojnë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share