Dy qenë pitbull kafshojnë për vdekje fëmijën 15 muajsh në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy qenë të rracës pitbull kanë kashuar për vdekje një fëmijë 15 muajsh. Rasti është shënuar në Salerno. Fëmija ka qenë në krahët e xhaxhait kur po dilnin nga banesa.

Dy qentë pitbullën u vursulën dhe rrëmbyen fëmijën nga krahët e xhaxhait të tij. Kafshimet rezultuan fatale për fëmijën, që fatkeqësisht ndërroi jetë. E plagosur mbeti edhe nëna e fëmijës, në tentativë për të shpëtuar djalin.

Ngjarja ndodhi në rrugën jashtë shtëpisë. Sipas medias italiane Ansa, qentë pitbull u përkasin miqve të familjes së fëmijës, që nuk jetojnë më me çiftin, por i kanë lënë qentë aty.

Pas tragjedisë, autoritetet italiane e konsiderojnë me rëndësi çështjen e mbajtjes në pronësi të qenve që i përkasin rracave të rrezikshme, siç janë pitbull dhe rottweilers. Po shqyrtohet mundësia që për këto rraca duhet të ketë leje të veçantë për ata që i marrin, për shkak se konsiderohen të rrezikshëm për njerëzit.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share