Dje mbrëma rreth orës 21:45, në Negotinë të Pollogut, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë- DPB Gostivar kanë ndaluar 27-vjeçarin F.H dhe një të mitur nga ky fshat për shkak të dyshimit se më datë 08-mars të këtij viti kanë kryer një vjedhje të rëndë në një magazinë të ordinancës dentare në fshat, në pronësi të I.H.(62).
Tek personi F.H. janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura (kompresorët) me origjinë nga kjo vjedhje. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.