Tridhjetë e tetë vjeçari nga Tetova ka raportuar dje në orën 14 e 10 minuta në SPB Tetovë se vitin e kaluar ka rënë në kontakt me një grua nga Koçani, e cila i ka premtuar se do t’i sigurojë dokumente bullgare për një shumë të caktuar monetare, njoftoi SVR e Tetovës.
“Gruaja nga Koçani deri në paraqitjen e kallëzimit nuk i ka dorëzuar dokumentet, e as nuk ia ka kthyer 29.300 denarë të pranuar. “Të njëjtin, për shkak të dyshimit për të njëjtin mashtrim, dje ka raportuar edhe një 36 vjeçare, banuese në fshatin Gllogjë të Tetovës, e cila për këtë qëllim i ka paguar 25.800 denarë”, thonë nga MPB-ja e Tetovës. .
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve.