Ngjarja e rëndë vjen në prag të funeralit të mbretëreshës
Dy policë janë qëlluar me thikë në qendër të kryeqytetit britanik.
Ata janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme ndërsa ende nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.
Ngjarja e rëndë vjen në një kohë teksa Mbretëria e Bashkuar përgatitet për një sfidë të madhe sigurie në prag të funeralit të Mbretëreshës që pritet të mbahet ditën e hënë ku pritet të ketë një prani të shtuar të forcave të policisë.
Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, e quajti sulmin të tmerrshëm dhe të turpshëm. Kryebashkiaku u shpreh se oficerët e policisë po kryenin detyrat e tyre në një moment mjaft të rëndësishëm për vendin. Sakaq, hetimet për ngjarjen e rëndë po vijojnë nga autoritet atje.
Klan News