DY MUAJ PRITJE NGA GJERMANIA PËR SALLAT E KIRURGJISË, ENDE NUK KA RAPORT
Kanë kaluar dy muaj nga dërgimi i mostrave të kompresorëve në sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup të cilët u dërguan në Gjermani, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë raport për analizat. Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari sot tha se ka kërkuar informacion se deri ku kanë mbri analizat, por ende nuk ka marrë raport. Taravari njofoton se Tenderi i ri për furnizim me kompresorë të ri do të bëhet përmes Ministrisë së Shëndetësisë, duke bërë të ditur se informacioni ka kaluar në seancën e fundit të qeverisë, dhe shpreson se deri në dhjetor të përfundojë vendosja e kompresorëve, në ndërkohë, deri atëherë, rastet e rënda do të dërgohen në spitalin “8 Shtatori” dhe në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
“Do të shkojmë përmes furnizimit publik, që të jetë sa më transparente, do të kërkojmë që afatet sa më shpejt të përfundojnë, normalisht. Ndoshta do të vendosim kusht që të përfundojë për 3-4 muaj. Deri atëherë do të vazhdohet me kompresorë të jashtëm? Duhet ashtu, kështu do të funksionojmë deri në, shpresoj deri në nëntor apo dhjetor, kur do të përfundojë komplet operacioni i vendosjes së stacionit të ri për kompresorë dhe instalimi i ri, deri atëherë, sërish do të bëjmë harmonizim me spitalin “8 Shtatori” dhe Spitalin e Qytetit”, deklaroi Taravari.
Autoritetet shëndetësore më 16 qershor kanë njoftuar se është anuluar procedura për blerjen, instalimin dhe vënien në punë të sistemit të komprometuar të ajrit për sallat e operacionit të klinikave kirurgjikale në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, sepse nuk ka ardhur ofertë. Sallat e kirurgjisë në klinikat e Shkupit janë mbyllur që nga 22 maji, për shkak të dështimit të sistemit të kompresorit, ndërsa për raste emergjente në klinikat e Shkupit janë vendosur 6 kompresorë të jashtëm, që të mos ndihet era e pakëndshme. Ato shërbejnë për intervenime urgjente urgjente që janë të natyrës më të ndërlikuar në klinikat e Shkupit./tvklan.mk/