Dy motra nxirren të gjalla nga rrënojat në Gaza, aty ishin që katër ditë

Dy motra janë nxjerrur të gjalla nga rrënojat në qendër të Gazës.

Ato janë shpëtuar nga rrënojat e një çerdhe shpendësh që ishte shënjestruar nga një bombardim izraelit katër ditë më parë.

Dhjetra njerëz të zhvendosur po qëndronin në çerdhe në qytetin qendror të Deir el-Balah pasi u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Gazën veriore.

“U zgjova dhe ndjeva diçka të lënduar, kështu që ngrita duart dhe gjeta një mur sipër meje, dhe nga dhimbjet e shumta u ktheva për të fjetur”, tha Maria Abu Safi, duke shtuar se ishin rreth 72 të rritur dhe 62 fëmijë të strehuar në çerdhe.

Ajo tha se dëgjoi motrën e saj të vogël, Lanën, duke bërtitur nga dhimbja, me këmbët e saj të mbërthyera nën një grumbull kutish dhe gurësh, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi qëndruar katër ditë nën rrënoja, pa ushqim apo pije”, tha Maria.

“Po përpiqesha të dilja, por kishte shumë gurë sipër nesh”, shtoi ajo.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share